Loading…

PDK tallet me LDK’në, për vrasjet politike

  • 19/03/2017 | 17:08

PDK tallet me LDK’në, për vrasjet politike

Po vazhdojnë mosmarrëveshjet në mes të partnerëve të koalicionit në qeveri, lidhur me Ushtrinë e Kosovës, por edhe për disa tema të tjera, siç janë vrasjet politike të pasluftës, të aktualizuara së fundi nga LDK’ja.


Kësaj radhe është dega e PDK’së në Podujevë e cila ka akuzuar LDK’në se po ka frikë të krijojë ushtrinë e Kosovës, sipas tyre, siç kishte frikë ta pranonte se UÇK’ja buronte nga populli i Kosovës.

Gjithashtu, sipas PDK’së “kërkesa për zbulimin e autoreve te vrasjeve te pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime te caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ te ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por qe tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare”, përcjell gazetametro.net

Përmes një reagimi për media veç tjerash PDK thotë se partia të Isa Mustafës ka harruar t’i zbardhë vrasjet e pasluftës. Sipas kësaj partie, kërkesa për zbardhjen e këtyre vrasjeve është bërë me qëllim të caktuar.

“Kërkesa për zbulimin e autoreve te vrasjeve te pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime te caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ te ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por qe tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare”, thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Podujevë.

Sipas PDK’së, në 27 vjetorin e themelimit te LDK-së në Podujevë nuk u lanë pa u përmendur disa gjëra te cilat jemi mësuar tash e sa vite që ky subjekt politik në Podujevë i ka përdor për marketing politik që nga paslufta.

“Këtë herë dega e LDK-se në ketë përvjetor të themelimit te saj Podujevë, ashtu siç e kanë trashëguar nga e kaluara, se asgjë nuk mund të bëjmë vetëm, pa na thënë të tjerët. Veçuan pamundësinë e themelimit te ushtrisë, apo shndërrimit te FSK-së në forcë për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë, se gjoja nuk na lënë të tjerët, edhe pse bashkërenditja për krijimin e ushtrisë është duke u bërë me faktorin ndërkombëtar, NATO-n, SHBA-të dhe BE-në”, thuhet tutje në këtë komunikatë, përcjell gazetametro.net

Po, sipas PDK’së e vërteta është diku tjetër, se LDK do ta kishte dëshirën qe kjo ta jepte iniciativën e që nuk e dha, pikërisht duke pritur nga kotësia se te tjerët ua bëjnë ushtrinë, ashtu siç priti me vite se dikush tjetër do t’ua sjell pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, por që kjo nuk ndodhi ashti siç e konceptuan.

Sipas partisë që në krye ka Kadri Veselin, kërkesa për zbulimin e autoreve te vrasjeve te pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime te caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ te ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por qe tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare.

“Dega e PDK-se në Podujevë e përsërit dhe do ta përsërisë vazhdimisht qe autoret e atyre vrasjeve qe kane ndodhur pas luftës te zbardhen dhe autoret pavarësisht kush janë te dalin para drejtësisë, sepse kështu do te ndërpritet manipulimi qe gjithmonë ka përdorur ky subjekt politik për te përvetësuar vota nga qytetaret. Por qe tani qytetaret e kane qartësuar mire synimin e këtij grupi interesgjish do t’ua tregojnë vendin aty ku ne realitet e kane pasur para shume vitesh”, thuhet në fund të kësaj kumtese. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë