Loading…

LeBron James rikthehet në parket

  • 03/12/2021 | 15:34

LeBron James rikthehet në parket

Ylli i Los Anxheles Lakers LeBron James është lejuar që të luajë basketboll 4 ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. NBA njoftoi se vendimi u mor pasi basketbollisti doli negativ në dy testet PCR, të cilat u kryen me një diferencë kohore 24-orëshe.


LeBron James ka dalë nga karantinimi dhe është bashkuar me skuadrën. Ai ishte izoluar nga data 30 Nëntor dhe nuk u aktivizua me ekipin në takimin që luajtën kundër Sakramentos. Ylli i Lakers pritet që të jetë në parket në takimin kundër Clippers më 4 dhjetor.

Ndeshja është e rëndësishme për ekipin që synon të ngjitet edhe më shumë në renditjen e Konferencës së Perëndimit. LeBron James ka humbur 12 nga 23 ndeshjet e këtij sezoni. Në 10 prej tyre ka qenë i dëmtuar, në 1 i pezulluar, e në të fundit mungoi për shkak të infektimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë