Loading…
Ledri foli ‘kundër’ femrave, ato ngrihen kundër tij: Ju që po ngihni …
  • 15/04/2019 | 18:46

Ledri foli ‘kundër’ femrave, ato ngrihen kundër tij: Ju që po ngihni …

Ledri Vula ishte i ftuar në e misionin “NIN”, ku tha diçka që nuk i pëlqeu shumë femrave, transmeton Gazeta Metro.


“Edhe femnat ja kan nisë me repovatë, dicka so n’rregull”????”, ishin fjalët e Ledrit, i cili kërkon të rrisë standardin e reperëve.

Ndërkohë, Edona citoi reperin duke shtuar: “Qysh gjinja munen me dale n’tv edhe me bo ksi komente mizogjene n’vitin 2019 is beyond me. the audacity…”.

Por nuk ka vonuar reagimi i Ledrit pas kësaj deklarate që bëri shumë zhurmë në rrjet. Reperi i suksesshëm ka përdorur instagramin për t’i sqaruar të gjithë e për të mos lënë më vend për komente.

“Më vjen keq që një fjali e imja në NIN është keqkuptu edhe pse as me këngët e mija e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetem reperet, por askend nga gjinia femerore. Mos me mendu qe femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha ba kangë me Tayna. Unë e kisha për fjalorin që përdoret po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si edhe na, e di që munden me ba ruptura shuma ma të mira pa pas nevojë me sha, se fjalorin e kemi mjaft të pasun. Ne na ndëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngritni këtë pluhur kthehuni dhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mija dhe pastaj gjykoni”. Shkroi Ledri në Instagram./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë