Këngëtari dhe reperi Ledri Vula ka vazhduar me udhëtimet e tij dhe koncertet para kësaj vere.
Ai sot është paraqitur në Monaco ku me anë të një postimi në Story të Instagram ka treguar në disa video se është në qytetin e shtrenjtë dhe të miliarderëve të Monacos.
Ai ka paraqitur disa video ku shihet se është me ekipin e tij të xhirimit.
Në një moment ka një video që është edhe në avion. Nuk dihet se kur do ta lansojë këtë këngë Ledri, por që duket se ajo do të shndërrohet në një hit veror.
Nuk dihet se a e ka reperi kosovar në plan që të lansojë ndonjë album.
Më 5 maj ai lansoi këngën “TDU” me Kidën e cila për 8 ditë ka më shumë së 5.5 milionë klikime në YouTube.