Ledri Vula dhe Gramoz Aliu, dy këngëtarë të njohur dhe shumë të pëlqyer për publikun, janë bërë bashkë për të sjellë projektin e tyre ‘boom boom’, shkruan Gazeta Metro.
Reperët kosovarë në këngën e tyre të publikuar dje kanë arritur gati 2 milionë klikime, në as 24 orë. Kjo është një dëshmi se publiku ka pëlqyer hitin e ri të dy interperuesve.
Në përshkrimin e tyre në kanalin zyrtar që ka publikuar këngën, thuhet se producentë të këtij hiti kanë qenë Rzon & Fisnik & Plumb, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë këngëtarët.
Më poshtë keni videoklipin e tyre. /gazetametro.net