Loading…
Legjenda e Arsenalit, Wenger, rikthehet në futboll
  • 12/09/2019 | 18:11

Legjenda e Arsenalit, Wenger, rikthehet në futboll

Ish-shefi i klubit futbollistik Arsenal, Arsene Wenger, ka mbetur pa punë që prej përfundimit të qëndrimit të tij 21-vjeçar në Arsenal të Londrës, në maj të vitit 2018, shkruan Gazeta Metro.


Mirëpo, ai së shpejti do të rikthehet në futboll në një rol të ri në FIFA, pas bisedimeve me organin drejtues ndërkombëtar të futbollit.

Wenger do të marrë përsipër shumë nga përgjegjësitë që kishte mbajtur Zvonimir Boban, i cili la postin e tij si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm në FIFA, për t’u bërë Kryeshefi i ri i Futbollit në AC Milan, gjatë muajit maj.

Ndonëse pritet të marrë një rol teknik, 69 vjeçari ende planifikon të kthehet në një rol menaxhues në të ardhmen, potencialisht edhe për Kupën e Botës 2022, në Katar.

“Më duhet të them që gjithmonë kam dashur të shkoj në Kupën e Botës sepse e ndjeja se është detyra e një menaxheri të jetë aty ku lojtarët më të mirë të futbollit në botë luajnë futboll. Shpresojmë se do të më shihni në Katar pas tre viteve” ka thënë ai për BeIN SPORTS.

Wengerit i janë ofruar mundësi të shumta rikthimi në futboll gjatë kohës kur ai mori përsipër ndeshjen e tij të fundit si shefi i Arsenalit në fund të sezonit 2017-18, mirëpo ai vendosi të merrte një pushim pas qëndrimit të tij për dy dekada në Premier League. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë