Loading…

Legjenda e Bayern Munich: Rashica është lojtari i vetëm nga Werder që mund të luajë te bavarezët

  • 20/11/2020 | 22:42

Legjenda e Bayern Munich: Rashica është lojtari i vetëm nga Werder që mund të luajë te bavarezët

Nëse ka një lojtar te Werder Bremen që mund të luajë te Bayern Munich, ai është Milot Rashica, ka thënë legjenda e klubit bavarez, Giovane Elber.


Sulmuesi brazilian ka veshur fanellën e Bayern Munich nga sezoni 1997 deri në vitin 2003, dhe në 169 paraqitje kishte shënuar 92 gola.

Në një intervistë për mediet gjermane, Elber është pyetur se cili lojtar i Werder Bremen mund të luajë te skuadra e Bayern Munich, që tani është kampione e Evropës.

“Bayern ka plotësuar çdo pozitë me nga dy lojtarë, jo thjesht me rezervistë të klasit të lartë ose lojtarë shtesë, por me profesionist cilësorë. Nëse dikush lëndohet ose pezullohet, ai zëvendësohet nga një lojtar me vlerë të njëjtë”.

“Kështu, kërkesat për një lojtar janë të larta. Shoh shumë pak lojtarë të Werder që mund të plotësojnë këto kërkesa”.

“Në të vërtetë vetëm një lojtar i plotëson këto standarde: Milot Rashica, i cili ka aftësi të caktuara që mund të luajnë një rol”.

“Por me këtë dua të them Rashicën e mirë, siç u prezantua në kampionat disa kohë më parë. Ai ka qenë në formë të keqe së fundi dhe ka vuajtur nga lëndimet”, ka thënë Elber.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë