Loading…

Legjenda e kinematografisë botërore përfundoi në spital pas një aksidenti

  • 25/09/2023 | 18:03

Legjenda e kinematografisë botërore përfundoi në spital pas një aksidenti

Sophia Loren është aksidentuar në shtëpinë e saj në Gjenevë të Zvicrës. Aktorja italiane, e cila më 20 shtator mbushi 89 vjeç, u rrëzua dhe pësoi disa fraktura në brinjë.


Ajo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe tani do të duhet të ndjekë një periudhë rikuperimi, e cila do të pasohet nga një proces rehabilitimi.

Loren duhej të përuronte të martën degën e re të zinxhirit “Sophia Loren Restaurant” në Bari. “Për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe zonja Loren do të kthehet me ne shumë shpejt”, njoftoi kompania. Me të janë edhe dy djemtë Edoardo dhe Karlo.

Në shtator ylli i filmit italian, fituese e Oskarit në vitin 1962, mori pjesë si kumbare në eventin e sfilatës së modës “One night only”, organizuar nga Armani në Venecia./A2CNN

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë