Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong do të ishte një ‘nënshkrim i shkëlqyeshëm’ për Manchester United sipas ish-mbrojtësit të ‘Djajve të Kuq’, Rio Ferdinand. Ai gjatë një interviste dhënë mendimin e tij lidhur me fjalët se holandezi mund të transferohet në ‘Old Trafford’, transmeton Gazeta Metro.
Reprezentuesi holandez duket se do të jetë një ndër objektivat kryesor nga Manchester United gjatë verës, për të përforcuar repartin e mesfushës. Flitet se vetë trajneri më i ri i tyre, Erik ten Hag e ka kërkuar bashkatdhetarin e tij.
Legjenda e ‘Djajve të Kuq’, Rio Ferdinand ka vlerësuar se çfarë mund t’i sjell klubit transferi i tij nëse arrin ta ‘rrëmbejnë’ nga Barcelona.
”Gjithmonë kam menduar se ai ishte një lojtarë i mirë, do të ishte nënshkrim i shkëlqyer. Ai është i shpejtë me topin, driblues vërtet i mirë, mund të dalë nga situata të vështira, merr vendime të mira e shumë aftësi të tjera. Siç po kërkon United futbollist që kontrollojnë lojën dhe topin mendoj se ai do të ishte zgjedhje e duhur,” deklaroi Ferdinand në programin e tij FIVE në YouTube.
Derisa këto ditë ka marrë vëmendje të madhe tema e Frenkie De Jong, ku sipas GOAL skuadra e Barcelonës është e hapur për të pranuar një ofertë prej 60 milionë eurosh. Megjithatë, thuhet po ashtu se 25-vjeçari është i vendosur të qëndroj në ‘Camp Nou’. /gazetametro.net