Rikthimi te Milan i Zlatan Ibrahimovic kishte pasur impakt të jashtëzakonshëm me klubin, i cili u rikthye përsëri aty ku pretendonte që disa vite. Gjatë një interviste së fundmi edhe legjenda e klubit, Franco Baresi, është shprehur tejet i kënaqur me rolin e suedezit në ekip, transmeton Gazeta Metro.
Një ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit, Franco Baresi, ka deklaruar se falë Ibrahimovicit edhe ‘Rosonerët’ kanë arritur të tregojnë rezultate.
”Falë Zlatan është edhe që skuadra ka arritur të ketë rezultate. Ibrahimovic ka lënë gjurmë dhe tani ata mund të vazhdojnë në rrugën e tyre,” tha ai.
Ai më tutje shton se rikthimi i tij ka qenë thelbësor dhe me personalitetin që e ka, ka arritur ta transmetoi edhe tek lojtarët për të rritur besimin në ekip.
”Ibrahimovic është një personazh i jashtëzakonshëm. Rikthimi i tij ka qenë thelbësor, për personalitetin të cilën e posedon dhe për të transmetuar atë pastaj në besim te ekipi, që është rritur jashtëzakonisht,” theksoi Baresi për kanalin e Carlo Pellegattit në Youtube.
Reprezentuesi suedez që nga rikthimi i tij në Itali në vitin 2020 është paraqitur në 74 ndeshje në të gjitha garat, gjersa ka shënuar 36 gola. /gazetametro.net