Loading…

6 vite pas vdekjes tragjike vjen dokumetari i realizuar për nderë të Robin Williams

  • 11/08/2020 | 16:23

6 vite pas vdekjes tragjike vjen dokumetari i realizuar për nderë të Robin Williams

Legjenda Robin Williams vdiq në këtë ditë në vitin 2014 dhe një dokumentar i ri i quajtur ” Robin’s Wish” po vjen për nder të tij, transmeton Gazeta Metro.


Filmi shfaq ditët e fundit të komedianit të famshëm, si dhe natyrën e sëmundjes neurologjike me të cilën ai luftoi para se të ia marrte vetës jetën. Traileri i parë për filmin tashmë është publikuar dhe në të mund të shohim një numër intervistash dhe komente nga Williams, si dhe intervista me miqtë dhe kolegët e tij.

“Robin’s Wish” flet edhe për vetëvrasjen e tij, e cila ndodhi në vitin 2014 dhe gjetje të autopsisë që treguan se aktori po luftonte me çmendurinë. Kolegët me të cilët ka punuar në filmin e tij të fundit, “Night at the Museum”, flasin për herë të parë për ndryshimet që vunë re te Robin gjatë xhirimeve.

Filmi nga këndi i të dashurve të tij paraqet ditët e tij të fundit dhe detaje që fshihen me vite.

“Truri i njeriut është një gjëndër e mahnitshme, që peshon një kilogram e gjysmë. Në momentin kur mendoni se e kuptoni atë, ajo shpik diçka tjetër”, ka thënë Williams.

Dokumentari është nën regji të Taylor Norwood dhe do të shfaqet për publikut nga 1 shtatori./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë