Banka Botërore ka bërë publik raportin me vendet më të lehta dhe më të vështira për të filluar biznes.
Ky raport rendit Kosovën në vendin e 13 nga gjithsej 17 vende që janë pjesë e tij.
Vendi ynë përshkruhet si një shtet që e ka lehtësuar pagesën e taksave fale sistemit online që ka prezantuar për plotësimin dhe pagesën e kontributeve sociale.
Aty u tha se gjithashtu Kosova ka shkurtuar shpenzimet për llogarinë e tatimeve mbi të ardhurat e korporatave.
Si vendi më i mirë në botë për të filluar biznes figuron Zelanda e Re, ndërsa vendi më i dobët në mesin e tyre është Belgjika.
Kosova përveç Belgjikës ka lënë prapa në këtë aspekt Britaninë e Madhe, Suedine, si dhe Estoninë./gazetametro.net