Leicester City po vazhdon me formën e lartë në Premier Ligë, duke regjistruar edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani, transmeton Gazeta Metro.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers shënoi fitore bindëse në udhëtim te Manchester City.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Etihad Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 2-5. Jamie Vardy shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar të tre golat, teksa nga një shënuan edhe James Maddison e Youri Tielemans.
Ndërkaq, golat e nderit për skuadrën e Pep Guardiolas i shënuan Riyad Mahrez dhe Nathan Ake.
Leicester City tani ka 9 pikë dhe renditet në pozitën e parë, kurse Manchester City mbetet me 3 pikë dhe renditet në pozitën e 13’të, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /gazetametro.net