Loading…

Lejuan mbjelljen e kanabisit, shkarkohen 29 drejtorë të policisë shqiptare

  • 27/04/2017 | 15:44

Lejuan mbjelljen e kanabisit, shkarkohen 29 drejtorë të policisë shqiptare

Lejimi i mbjellje së kanabisi dhe trafikimi i drogës u ka kushtuar postin 29 drejtorëve në Policinë e Shtetit dhe nëpër qarqe. Ministria e Brendshme ka bërë publike përveç emrave edhe arsyet se pse ka larguar një pjesë të mirë të kryepolicëve që i riktheu në vitin 2013.


Me një njoftim për media, Policia e Shtetit shprehet se lëvizjet janë bërë për një fushatë elektorale më të mirë dhe për shkak se këta drejtues nuk kanë luftuar mbjelljen e kanabisit në vend.

“Policia e Shtetit është e angazhuar në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në zbatimin e detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor; luftën kundër trafikut të drogës dhe veçanërisht kultivimit të kanabisit; luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme; konsolidimit të strukturave të Policisë së Shtetit edhe përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale të punonjësve të Policisë e menaxhimit më të mirë të tyre, si dhe realizimit sa më mirë të detyrave që lidhen me sezonin e ri turistik.

Në funksion të nevojës për të përmbushur sa më mirë prioritetet e mësipërme si dhe për të përmirësuar më tej punën e strukturave vendore të Policisë, në reflektim edhe të arritjeve dhe problematikave të konstatuara gjatë vitit 2016 dhe tremujorit të parë këtij viti, janë bërë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor”,m thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë