Loading…

Lekaj: Çlirimtarët s’kanë liri të lëvizjes

  • 09/01/2017 | 10:24

Lekaj: Çlirimtarët s’kanë liri të lëvizjes

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po mbahet në paraburgim në Francë që nga e mërkura e kaluar. Ndalimi i tij që vie si pasojë e fletëarresteve të Serbisë për ish-luftëtarët e UÇK-së ka krijuar një gjendje mjaft shqetësuese, dhe jo vetëm në Kosovë. Shefi i grupit parlamentar të partisë së Haradinajt, deputeti Pal Lekaj ngriti edhe një herë shqetësimin lidhur me këtë rast. Ai në një bisedë me gazetametro.net flet më shumë rreth kësaj situate.


Sipas Lekajt, kjo çka po ndodhë me Haradinajn nuk është krejt e rastësishme dhe kjo tregon se çlirimtarët e vendit sidomos, por edhe qytetarët tjerë, nuk janë aspak të sigurtë të lëvizin.

“Qeveria jonë nuk ka qenë në gjendje për kaq vjet negociata t’i bëjë jo valide dhe t’u bëjë me dije vendeve të BE-së, se këto fletëarreste janë të pa baza dhe krejtësisht janë të orientuara vetëm kundër njerëzve të Kosovës, pse janë shqiptarë”, tha Lekaj për gazetametro.net.

Tutje, ai vë në pah faktin që institucionet shtetërore kanë qenë në dijeni se kush gjendet në këtë listë.

“Për më tepër zyrtarë të institucioneve kanë thënë se janë vetëm 20, pra kanë qenë në dijeni edhe kush është në atë listë, meqe deklarojnë se nga mbi 150 kanë arritur që të hiqen nga ato lista e të zvogëlohet numri në 20, por asnjëherë se kanë marrë mundin t’i bëjnë me dije se kush është në këto lista e të bëhet thirrje që të ketë kujdes kur lëvizin”, vazhdoi ai.

Sipas tij, duke e marrë parasysh paaftësinë e qeverisë të bëjë diçka në këtë drejtim, gjithçka mund të pritet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë