Loading…

Lekaj: Me ardhjen e VV’së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare

  • 26/09/2022 | 19:24

Lekaj: Me ardhjen e VV’së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj. Lekaj ka thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet është bërë normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare.


“Deklaratat e gojëprishurit dhe mbeturinës së fundit të komunizmit shqiptar janë po aq skandaloze sa heshtja e Kryeministrit Albin Kurti”, tha Lekaj.

Tutje, Lekaj shtoi se në këtë situatë, Feraj është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata.

“Është me të vërtetë e shëmtuar kur bënë këto pyetje një shqiptar, më keq akoma kur ai është pjesë e një partie politike që udhëheq qeverinë e Kosovës, në formatin më të lehtë është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata”, ka shtuar ai.

“Thënë shkurt, me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare”, ka përfunduar Lekaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë