Loading…

Lekaj mohon se e punësoi renë në Telekom: Punën e fitoi vet, nuk kam të drejtë me i thanë mos apliko

  • 20/03/2019 | 21:20

Lekaj mohon se e punësoi renë në Telekom: Punën e fitoi vet, nuk kam të drejtë me i thanë mos apliko

Ministri Pal Lekaj ka folur rreth punësimit në Telekom të Doruntina Gashit, e fejuara e djalit të tij, duke thënë se ajo e ka fituar punën me procedura të rregullta, transmeton Gazeta Metro.


Lekaj ka thënë se ajo ka aplikuar sipas procedurave, e që ai nuk ka të drejtë t’ia mohojë jë gjë të tillë.

“Nuk e kam re, është e fejuara e djalit. Ka apliku sipas procedurave, ka qenë gazetare, kolege e juaja. A kam të drejtë me i thanë nuk guxon me aplikuar”, ka thënë Lekaj në Debat Plus.

Ai ka thënë se as djemtë e tij nuk i ka punësuar përmes ndikimit politik.

“Dy djem i kam, me fakultet, magjistër, nuk i kam punësuar”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë zbuluar shumë punësime të AAK-së brenda insitucioneve të vendit, duke përfshirë edhe ato në Postën dhe Telekomin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë