Loading…

Lekaj: Mustafa pulë deti që ndaj Serbisë s’i dëgjohet zëri

  • 26/12/2016 | 16:50

Lekaj: Mustafa pulë deti që ndaj Serbisë s’i dëgjohet zëri

Pas lajmit se Gjuriqi ka dhënë ultimatum për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar përmes rrjetit social Facebook.


“Banditi Gjuriq me ultimatum, kërcënon me krijimin e Asociacionit sipas ligjeve të Serbisë, ndërsa kryeministri i Kosovës si pulë e detit që nuk i dëgjohet zëri. Nuk mund të gjesh zgjidhje për asnjë problem përderisa e mohon atë edhe përkundër ekzistencës së tij”, ka thënë Lekaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, si përgjigje ndaj deklaratave të kryesminitrit serb përmes drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan gazetametro.net.

“Problemi ndër të shumtë për Kosovën është edhe Lista Serbe që më mend furnizohet në Beograd e veprat e dëmshme, sipas direktivave të Vuçiqit, i realizon në Kosovë. Siç është rasti më Asociacionin dhe insistimin e tyre për ta bërë atë medoemos. Qëndrimet e vazhdueshme të kryeministrit Mustafa në favor të dy marrëveshjeve të dëmshme janë, lajme ogurzeza për Kosovën dhe dhënie zemër për njerëzit si puna e Vuçiqit, Gjuriqit dhe disa udhëheqësve të Listës Serbe për të vepruar ashtu si ua ka ëndja atyre dhe si është më se miri për fuqizimin e ndikimit të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.

Gjuriq tha se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që deri më 31 dhjetor të tërheqin të gjitha vendimet të cilat ai i ka quajtur të dëmshme, e njëri nga sipas Gjuriqit, është ndërrimi i Lubomir Mariqit nga posti i ministrit të MAPL-së dhe emërimi në vend të tij i Mirjana Jevtiqit nga kryeministri Mustafa.

Lekaj është i bindur se me Isa Mustafën kryeminstër, Kosova do të vazhdojë të konsiderohet nga Serbia si pronë e saj.

“Me Isa Mustafën kryeministër, Kosova do të vazhdojë të jetë e ndikuar nga Serbia dhe s’do të jetë asnjëherë e pavarur. Që të ndryshohen këto duhet të fuqizohen qytetarët e Kosovës!”, ka shkruar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë