Loading…
Lekaj: Në tetor nis ndërtimi i ‘Autostradës së Dukagjinit’, do të kushtojë një miliard euro
  • 02/02/2019 | 08:07

Lekaj: Në tetor nis ndërtimi i ‘Autostradës së Dukagjinit’, do të kushtojë një miliard euro

Pal Lekaj ka thënë se në tetor pritet të filloj projekti më i madh kapital për rajonin e Dukagjinit, trasnmeton Gazeta Metro.


Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, në “Debat Plus” ka thënë se “Autostrada e Dukagjinit” pritet të jetë e gjatë 91 kilometër dhe do të përfshijë Istogun, Klinën, Pejën, Gjakovën, Deçanin, Suharekën, Rahovecin e Prizrenin.

“Projekti do të lidh zonat rurale dhe qytetet me korridoret pan evropiane. Kemi bërë një fizibilitet dhe ky projekt ka ndikim pozitiv në banorët e këtyre zonave, duke shtuar zhvillimin ekonomik e zhvillimin e turizmit”.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se do të vazhdohet edhe më tej me debate dhe do të vendoset me versionin përfundimtar.

“Nëse shkon gjithçka mirë sipas procedurave, mendojmë se në fillim të tetorit do të fillojnë punimet. Mendohet se projekti do të përfundoj për katër vite”.

Lekaj ka thënë se kostoja e këtij projekti duke përfshirë edhe shpronësimet pritet të jetë rreth një miliardë euro.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se në rajonin e Dukagjinit do të ndërtohet edhe një rrugë dhe tashmë mbi 200 milion euro janë para të garantuara për trasenë Kijevë- Zahaç./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë