Loading…

Lekaj: Nikolic,Vucic, Dacic shërohuni vetë ndryshe do t’iu japim terapi sikur në 1998-’99

  • 27/04/2017 | 20:59

Lekaj: Nikolic,Vucic, Dacic shërohuni vetë ndryshe do t’iu japim terapi sikur në 1998-’99

Atyre që sot krekosen për “drejtësi” janë të mbushur me mëkate në shtëpitë e familjet e tyre në Serbi, ka shkruar deputeti i Parlamentit të Kosovës Pal Lekaj.


Lekaj me tej ka thënë se Ramush Haradinaj dhe mijëra shqiptarë kanë bërë luftën e cila është mbështet nga mbarë bota demokratike, për çlirim, liri e pavarësi të një populli që Nikolici, Vucici, Dacici dhe etërit e tyre ideologjik e kanë shtypur për vite të tana.

“Juve që sot hingëllini nga Serbia gjenocidiale, të gjithë e dijmë trashëgimtarë të kujt jeni e çfarë keni bërë e çfarë jeni në gjendje të bëni kundër Kosovës e shqiptarëve nëse do t’iu vinte rasti prapë. Por thundra juaj kriminale e gjenocidiale s’do të kthehet kurrë më në këto troje.”  ështe shprehur Lekaj

“Sot në Francë ka rifituar e drejta shqiptare kundër padrejtësisë se Serbisë. Prandaj iu themi Nikoliçit, Vuqiçit e Daçiqit shëronu, më mirë vet, se me pasë nevojë me ju dhënë edhe një tjetër terapi sikur në 1998-’99.” Ka thënë Lekaj

Ky reagim i Lekaj ishte ndaj kryeministrit serb, Aleksandar Vucic, që ka reaguar ashpër ndaj lirimit të liderit të AAK’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë