Loading…

Lekaj: Nuk ka zgjedhje pa Haradinajn

  • 18/01/2017 | 20:52

Lekaj: Nuk ka zgjedhje pa Haradinajn

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se prej faktorit politik në Kosovë mundet të pritet gjithçka, madje edhe zgjedhjet e parakohshme në mars, por sipas tij, kjo nuk bën të ndodhë pa Ramush Haradinajn.


“Mosprezenca e Haradinajt në Kosovë e bën Serbinë më të lirë për të vepruar në Kosovë ngase nuk ka ndonjë faktor që mundet të ndalojë”, ka thënë Lekaj në televizionin Rrokum.

Lekaj ka shtuar se kjo nuk do të ndodhë sepse është i bindur se Haradinaj do të kthehet së shpejti në Kosovë, ngaqë vendimi i Serbisë është veprim i pastër politik.

Ai ka shtuar se udhëheqja kosovare nuk duhet të gabojë të çojë vendin në zgjedhje, pa u kthyer Haradinaj në vend. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë