Loading…

Lekaj: Për dallim nga VV’ja, unë do t’i përmendi me emra ushtarët e lirisë Thaçin, Krasniqin e Veselin

  • 12/11/2020 | 11:11

Lekaj: Për dallim nga VV’ja, unë do t’i përmendi me emra ushtarët e lirisë Thaçin, Krasniqin e Veselin

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj duke folur për zhvillimet e fundit në vend me Gjykatën Speciale, akuzoi Vetëvendosjen që po hezitojnë t’i përmendin me emra Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqit dhe ish-ushtarët tjerë të lirisë që ndodhen në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Lekaj ka kërkuar nga Vetëvendosja dhe të gjithë partitë tjera që bëhen bashkë në këtë padrejtësi që po u bëhet ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

“Për dallim nga Vetëvendosja, unë do t’i përmend figurat e UÇK’së që janë në Hagë, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, e komandant Cali, dhe u bëj thirrje klasës politike në Kosovë të bëhet bashkë në këtë stuhi e fatkeqësi ”, ka thënë Lekaj para deputetëve.

Kujtojmë, që ishin deputetët e Vetëvedosjes  Arbërie Nagavci dhe Artan Abrashi të cilë dolën para Pal Lekajt, dhe ngurruan të përmedin emrat e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit në foltore, duke iu drejtuar me emër veç bashkëpartiakut të tyre që ndodhet në Hagë, Rexhep Selimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë