Loading…
Lekaj: Qeveria duhet ta kryejë obligimin, duhet paguar 53 milionët ‘Bechtel&Enkas’
  • 07/02/2019 | 09:25

Lekaj: Qeveria duhet ta kryejë obligimin, duhet paguar 53 milionët ‘Bechtel&Enkas’

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kryejë obligimin e saj për të shlyer borxhin prej 53 milionë eurosh ndaj kontraktorit ‘Bechtel & Enka’ i cili mori përsipër përfundimin e autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’.


Pal Lekaj në Sytë 7 deklaroi se pavarësisht që realizuam aneks kontratë pas zvarritjes së pagesave paraprake nga ana e qeverisë, i gjithë ky projekt nuk u trajtua seriozisht, njofton Klan Kosova.

”Është një projekt që duhet përkrahur. Lidh Kosovën me korridorin europian”.

”Ua kemi borxh 53 milionë dhe është obligim i Qeverisë ta kryejë”.

”Nuk është mbështetur me mjete financiare dhe nuk është marr seriozisht kontrata”.

”Ky projekt nga ‘Bechtel & Enka’ do duhej të përfundonte në janar të 2018 por s’ka ndodh e kemi shtyer për një afat të ri”.

”Nga KDI raportohet se ne kemi fshehur kontratën – kjo nuk është e vërtetë”.

”Janë dy kapituj në këtë aneks kontratë – njëri flet për përfundimin e punimeve 31 dhjetor 2018”.

”Dhe tjetri për shkak të pagesave që s’kishim buxhet e që kontrata të jetë valide e zgjatëm deri më 1 qershor të 2019, jo për të kryer punimet por për të shlyer borxhin që ne i kemi ‘Bechtel & Enkas”.

”Më vjen keq për shumën 53 milionë por ky obligim duhet të kryhet, paratë duhet të paguhen”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë