Loading…

Lekaj thotë se nuk ka bashkëpunuar me PSHDK’në për zgjedhjet në Gjakovë: Gjini ka përkrahjen time të plotë

  • 26/10/2021 | 23:40

Lekaj thotë se nuk ka bashkëpunuar me PSHDK’në për zgjedhjet në Gjakovë: Gjini ka përkrahjen time të plotë

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kandidati Ardian Gjini ka pasur përkrahjen e plotë të tij në raundin e parë të zgjedhjeve dhe të njëjtën do ta ketë edhe në balotazh.

Lekaj ka thënë se nuk ka dhënë përkrahje për PSHDK-në asnjëherë gjatë fushatës. Ai po ashtu thotë se supozimi që në bazë të përkatësisë fetare, të bëhet edhe përkrahja e partive politike, është e palogjikshme.

“Unë jam votuar anë e mbanë Kosovës. Kam pasur vota në Vushtrri, Podujevë, Prishtinë e gjithku. Dua të them se kam përkrahje anë e mbanë. Kam mbështetje të fuqishme edhe nga komuniteti katolik, por unë kam fituar dy madnate në Gjakovë me vota shumicë nga të gjithë. Kjo është e dobët”, thotë ai.

“Pal Lekaj asnjëherë nuk ka punuar kundër AAK’së sepse nuk ka logjikë që të punojë kundër familjes time politike për të cilën e kam kontribuar nga themelimi e deri më sot”, tha Lekaj.

“Nuk e kuptoj nga i keni këto bindje por nëse e shikoni hartën elektorale të këtyre zgjedhjeve ku PShDK pretendon për elektoratin e vetë, kandidati jonë Ardian Gjini është fitues. Novosellë e Epërme, Novosellë e Ultë, Bishtazhin, Doblibare, Bec, Korenicë e Brekoc. Unë kam punuar shumë që PSHDK të mos ketë kandidat në këto zgjedhje por ka pasur problem tash e dy vjet në mes të koalicionit AAK-PSHDK për të cilat unë gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar t’i shuajë”, shtoi Lekaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë