Loading…

Lekaj thotë se Ramush Haradinaj do të lirohet nesër

  • 01/03/2017 | 19:15

Lekaj thotë se Ramush Haradinaj do të lirohet nesër

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj thotë se ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po mbahet ‘peng’ në Francë.


Sipas tij, të gjithë shqiptarët,  po japin kontributin e tyre për të liruar siç shprehet ai ‘pengun’ e Shqiptarisë.

“Ramushi “peng” në Colmar, Kosova peng i qeverisë së dialogut me Serbinë, nënshkrues dhe insistues për të falur tokë të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Lekaj në ‘Facebook’.

Lexoni postimin e plotë të Lekajt:

Colmar (kjo provincë Franceze), tashmë është bërë vend i famshëm, sepse është, vendi ku po mbahet “peng” simboli i luftës së drejtë për Kosovën, #ÇLIRIMTARI ynë, Ramush Haradinaj.

Të gjithë shëiptarët kudo ku janë të vazhdojnë të bëjnë gjithçka (ligjore e demokratike) ëë është në dorën e tyre për ta liruar “pengun” e Shëiptarisë, mbrojtësin e së vërtetës dhe të drejtës për Kosovën dhe shëiptarët të çliruar dhe me të drejta të plota si çdo popull tjetër i botës demokratike.

Ramushi “peng” në Colmar, Kosova peng i ëeverisë së dialogut me Serbinë, nënshkrues dhe insistues për të falur tokë të Kosovës. Të bëjmë dy veprime, ta “çlirojmë” Ramushin nga pengmarrja dhe Kosovën nga pengmarrësit. Këto të dyja do të fillojnë nga nesër, ku besojmë ëë çështja Franca – Haradinaj do të marrë epilogun e drejtë. Franca nuk duhet të vazhdojë izolimin e ish – Kryeministrit Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë