Studiuesit në Japoni kanë krijuar një “lëkurë elektronike” me një qark elektrik që mund të vendoset në trupin e njeriut.
Kjo “lëkurë” është 10 herë me e hollë se qelizat e lëkurës dhe më e lehtë se vet lëkura.
Ka shumë mundësi përdoruese, duke përfshirë këtu mbikëqyrjen e shëndetit tuaj, përcjell gazetametro.net. Ajo mund të bartet si një tatuazh, apo për gjeneratat e ardhshme si një televizion i pikturuar në dorën e njeriut. /gazetametro.net