Loading…

Lëmsh i madh: Propozim-rezoluta e Qeverisë kundër referendumit mban nënshkrimin e Mimoza Kusarit

  • 15/01/2022 | 15:46

Lëmsh i madh: Propozim-rezoluta e Qeverisë kundër referendumit  mban nënshkrimin e Mimoza Kusarit

Sot ka filluar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me kundërshtimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, derisa nga kryeministri Kurti është propozuar një rezolutë që u kërkua të votohej nga deputetët e pranishëm , shkruan Gazeta Metro.


Por nga aty filloi një ‘’lëmsh i madh’’. Pasi në këtë projekt-rezolutë që u propozua nga Kurti kur u soll më vonë në Kuvend e pati nënshkrimin e shefes së grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila.

E për këtë reagoi nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, i cili pyeti Kurtin nëse është projekt rezoluta propozim i Qeverisë, pasi në fund mban nënshkrimin e Kusarit.

“Po e pyes kryeministrin a është projekt rezolutë projekt propozim i Qeverisë, sepse në fund të tekstit është emri i shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka pyetur Kujtim Shala.

Ndërsa Kurti tha se rezoluta është e të dyve dhe nuk dallon për asnjë qëndrim aty, derisa shefi i grupit parlamentar të LDK’së Arben Gashi, tha se ka dallime të qarta nga ajo që u tha dhe ajo që shkruhej.

“Është edhe e imja edhe grupit parlamentar, dhe kemi vënë firmën e njërit, pikërisht që të mund të diskutohet me grupet parlamentare, për versionin final”, ka thënë Kurti.

Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që të tërhiqet kjo rezulutë, dhe tjetra të vije ose në emër të Albin Kurtit, ose të propozohet si e re nga Mimoza Kusari-Lila, pasi siç ka thënë ai “nuk po e dinë për çka po diskutojnë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë