Loading…

Lenglet: Shpresoj të jem te Barcelona edhe për sezonin tjetër

  • 21/05/2020 | 23:08

Lenglet: Shpresoj të jem te Barcelona edhe për sezonin tjetër

Clement Lenglet është i vendosur të luftojë për një vend në formacionin bazë të Barcelonës.


Ylli francez, i cili aktivizohet në qendër të mbrojtjes, ka parë minutat e tij në rënie, pas ardhjes së Quique Setien në krye të stolit të Barcelonës.

Lojtari thuhet se mund të largohet gjatë merkatos së verës, por dëshira e tij është të mbetet në ‘Camp Nou’, së paku edhe sezonin tjetër.

“Kurrë nuk mund ta dish se çfarë sjell e ardhmja kur je një lojtar futbolli. Por, unë shpresoj të jem te Barcelona gjatë sezonit tjetër”, ka thënë Lenglet.

“Do të varet shumë nga dritarja e transferimeve, kjo është periudhë speciale për klubet, por shpresoj të qëndroj”, shtoi francezi.

Samuel Umtiti është lojtari që ka zënë vendin e Lenglet, por edhe ai lidhet me një largim të mundshëm.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e Barcës për repartin e mbrojtjes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë