Loading…

Letër Francës: Mos veproni me flet-arreste të Serbisë (Dokument)

  • 12/01/2017 | 16:02

Letër Francës: Mos veproni me flet-arreste të Serbisë (Dokument)

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i ka shkruar komisionit të njejtë të Parlamentit francez, nga i cili ka kërkuar që mos të veprohet me flet-arreste të Serbisë, pasi ato nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.


Në një letër të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, të nënshkruar nga kryetari i këtij komisioni, deputeti Elmi Reçica, dërguar homologes së tij franceze, Elisabeth Guigou, të siguruar nga gazetametro.net, thuhet se Ramush Haradinaj është gjykuar dy herë dhe është shpallur i pafajshëm për të njejtat akuza në bazë të të cilave është arrestuar në Francë.

“Më lejoni të ndaj me ju një shqetësim. Ne, Komisioni për Politikë të Jashtme nga Kuvendi I Republikës së Kosovës jemi shumë të brengosur lidhur me ndalimin e ish Kryeministrit të vendit dhe liderit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në shtetin tuaj, saktësisht në Aeroportin Ndërkombëtar Basel – Mulhouse-Freiburg, bazuar në një flet-arrest të lëshura nga Serbia në vitin 2004”.

“Për dijeninë tuaj, z.Haradinaj ka qenë dy herë subject I hetimit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, me seli në Hagë, ku është hetuar dhe gjykuar në një process të gjatë dhe është shpallur I pafajshëm në të gjitha akuzat, në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare”.

Letra, dërguar kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit francez ndër të tjera thotë se sjellja e tillë e Serbisë nuk i shërben normalizimit të rajonit.

“Kjo sjellje tendencioze nga Serbia nuk i shërben rritjes së stabilitetit rajonal dhe nuk e ndihmon aspak krijimin e një klime të fqinjësisë së mirë.  Prandaj, konsiderojmë se kjo gjë duhet të marr fund dhe fletarrestet e tilla nga Serbia duhet të tërhiqen mbrapsht”.

“E nderuar Znj.Guigou, ne nuk mund të heshtim dhe të rrimë indifferent përpara veprimeve të tilla dhe ju ftojmë edhe juve që të keni mirëkuptim lidhur me situatën e krijuar. Ne, populli i Kosovës dhe institucionet e saj, gjithmonë do të jemi falenderues ndaj popullit dhe shtetit francez për ndihmën e pakursyer në shtet-ndërtimin tonë. Ne besojmë në drejtësinë franceze dhe në pafajësinë e plotë të z.Haradinaj dhe mirëpresim sa më parë rikthimin e tij”. /gazetametro.net

16111775_10154854926815758_1488021177_n

aa

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë