Loading…

‘Letrat Thaçi-NATO’: Një gënjeshtër dhe një mashtrim i Albin Kurtit ndaj popullit të Kosovës

  • 26/02/2020 | 21:46

‘Letrat Thaçi-NATO’: Një gënjeshtër dhe një mashtrim i Albin Kurtit ndaj popullit të Kosovës

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka dalur sot me një letër për të cilën pretendonte se Presidenti Hashim Thaçi, më 2013 në cilësinë e kryeministrit shkeli Kushtetutën me një marrëveshje të fshehtë me NATO’n, e gjithë kjo po quhet një gënjeshtër e pastër, shkruan Gazeta Metro.

Avokati e analisti Dastid Pallaska, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot me veprimin e tij e ka barazuar NATO’n me Serbinë.

Ai ka thënë se kjo është një gënjeshtër e pastër e Kurti dhe një mashtrim tipik i tij, sipas tij sovraniteti në Veri nuk mund të bartet pa ratifikim në Kuvend.

“Është një gënjeshtër e pastër dhe një mashtrim, Zyra ligjore e kryeministrit janë treguar diletantë të profesionit, Nuk ka mundësi të bartet sovraniteti pa ratifikim në Kuvend”, ka thënë Pallaska.

“Ajo çka ka thënë sot Kurti është rrenë dhe lajthitje e shpifur. Kurti me atë se cka ka thënë sot, e ka barazuar NATO’n me Serbinë. Ky është krim dhe ofenduese”, është shprehur Pallaska.

Pallaska gjithashtu tha se kryeministri aktual edhe më parë ka qenë kundër NATO’s.

“Ky (Kurti) ka qenë kundër Pakos së Ahtisarit, e Pakoja e Ahtisarit e ka sjellë NATO’n në Kosovë. Pra, ky ka qenë kundër NATO’s edhe më parë”, ka thënë Pallaska në T7.

Tutje, ai tha se Kurti ka tentuar t’i gënjejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky është mësuar me rrejt popullin e vet, e kësaj radhe është ra në kurthin e vet, e ka rrejt dikë që s’mundet ta rrejë, Amerikën”, shtoi Pallaska.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë