“Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve, e prirë nga shumë Hoxhallarë!”, e ndjej të domosdoshme t’u bëjë këtë sqarim miqësor: Si themelues dhe drejtues të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë 1990-1991, kurrë s’kemi pasur dhe nuk kemi dashur orientim religjioz, por gjithëkombëtar.
Shkruan: Lulëzim Etemaj
Përkitazi me tekstin e postimit të Fehmi Malokut, “Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve, e prirë nga shumë Hoxhallarë!”, e ndjej të domosdoshme t’u bëjë këtë sqarim miqësor: Si themelues dhe drejtues të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë 1990-1991, kurrë s’kemi pasur dhe nuk kemi dashur orientim religjioz, por gjithëkombëtar. Ku i krishteri e myslimani janë bërë bashkë, si shqiptarë, kundër gjakmarrjes e për pajtim nën petkun kombëtar.
Përparësia në rreshtat e tubimit apo madje edhe në tribunë, si ky në Bubavec, nuk bën të interpretohet siç keni bërë Ju dhe nuk ndihmon kështu. Përndryshe, për çdo pretendim tjetër dhe angazhim jashtë vijës kryesore- kombëtare- fare lehtë kemi mundur t’i lëmë në fund. Falënderues në mirëkuptim dhe pa pretendim polemizimi.
P.S Duke mos patur pretendim polemizimi me zotëriun Fehmi Maloku, i kam kërkuar privatisht korrigjimin e vlerësimit. Nuk e bëri. Kjo është arsyeja e publikimit të këtij reagimi, dërguar edhe atij privatisht.
(Autori është publicist, njëri nga pesë nismëtarët dhe drejtuesit e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991.)
Më poshtë shkrimi i Fehmi Malokut.