Loading…

Lëvizja Vetëvendosje bëhet parti

  • 17/04/2017 | 08:10

Lëvizja Vetëvendosje bëhet parti

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) planifikon që shumë shpejt të aplikojë për t’u regjistruar si parti politike.


Dokumentacioni i nevojshëm për këtë, tashmë është marrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shkrruan Koha Ditore.

Publicistët e kanë cilësuar ogur të mirë këtë zhvillim dhe e kanë parë atë si një hap tjetër të evoluimit të LVV-së. E në këtë subjekt politik kanë thënë se ndërrimi i statusit nga iniciativë qytetare në parti nuk do ta ndërrojë LVV-në.

Zyrtarë të saj kanë treguar arsyet e transformimit.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga LVV-ja, i ka thënë gazetës të enjten se kërkesa për regjistrim nuk është bërë ende, por se në ditët në vijim do të nisin procedurat për kalimin në statusin e partisë politike të regjistruar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë