Loading…

Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në seancën e votimit të Qeverisë Hoti

  • 03/06/2020 | 11:39

Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet që sot të votohet formimi i Qeverisë së re që do të udhëhiqet nga i mandatuari i LDK’së, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.


Mirëpo, ajo çfarë vërehet qysh në nisjen e kësaj seance, është mosprezenca e partisë së parë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje, ulëset e deputetëve të të cilës janë bosh.

VV si partia e parë me më së shumti vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, kanë kundërshtuar formimin e një qeverie pa shkuar në zgjedhje.

Madje, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila I dha të drejtë dekretit të Presidentit Hashim thaçi për formimin e Qeverisë nga partia e dytë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, VV ka nisur peticion që të mbahen zgjedhje të reja. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë