Loading…

Lëvizjet mes Kosovës dhe Bosnjës do të bëhen pa viza, paralajmëron Bregu

  • 21/10/2022 | 14:47

Lëvizjet mes Kosovës dhe Bosnjës do të bëhen pa viza, paralajmëron Bregu

Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë të premten një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve dhe njohjen reciproke të diplomave universitare, tha Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Studentët tani duhet të paguajnë 300 euro deri në 500 euro vetëm për të njohur (diplomat). Me këtë marrëveshje, kjo kosto do të jetë zero”, tha Bregu përpara një takimi të zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Bregu tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia – do të pajtohen gjithashtu për lëvizjen e lirë të njerëzve pa karta identiteti.

“Kjo do të thotë se muri i fundit i regjimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, do të zhduket”, tha Bregu nga RCC, e cila promovon integrimin evropian të rajonit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë