Loading…

Lewandowski e pranon se Real Madridi kishte shprehur interesim për të, tregon edhe pse zgjodhi Barcelonën

  • 04/10/2022 | 08:33

Lewandowski e pranon se Real Madridi kishte shprehur interesim për të, tregon edhe pse zgjodhi Barcelonën

Robert Lewandowski ka shpjeguar pse vendosi që të transferohet te Barcelona, pasi kaloi tetë sezone te Bayern Munichi.


Sulmuesi polak zbuloi gjithashtu se për të interesim kishte shfaqur edhe Real Madridi, transmeton Gazeta Express.

“Real Madridi tregoi interes për mua disa herë, por kur pashë dëshirën e Barcelonës për të nënshkruar me mua, kuptova se transferimi im atje ishte i mundur. E dija që hapi tjetër në karrierën time duhet të ishte ky”, tha ai në një intervistë për “Kanal Sportowy”.

“Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe të jetoj në Spanjë. Tani ndihem i ringjallur. Po mësoj spanjisht dhe pak nga pak po e kuptoj më mirë. Më ndihmon shumë që anglishtja kuptohet në dhomën e zhveshjes”, shtoi 34-vjeçari.

Ndryshe, Lewandowski me Barcelonën nënshkroi kontratë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë. /Gazeta Express

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë