Klubi i Suharekës, FC Ballkani, ka bërë zyrtarizimin e sulmuesit të Malishevës, Albion Rrahmani, shkruan Gazeta Metro.
Albion Rrahmani ishte një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë.
Ai bëri paraqitje mbresëlënëse me FC Malishevën, ku edhe iu vë pseudonimi ‘Lewandovski i Malishevës’.
Ballkani sot ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Rrahmanin. Kjo kontratë e mban atë në Suharekë deri në vitin 2024.
Më poshtë keni njoftimin e klubit. /gazetametro.net