Loading…

Lewandowski i vë objektiva vetes: Dua Kupën dhe Ligën e Kampionëve

  • 30/06/2020 | 08:06

Lewandowski i vë objektiva vetes: Dua Kupën dhe Ligën e Kampionëve

Robert Lewandowski kishte një qëllim. Të arrinte ose të thyente rekordin e 40 golave në sezon të ish-bomberit të Bajernit, Gerd Muller.


Por polaku nuk ia arriti dot duke u ndalur në kuotën e 34 golave dhe 4 asisteve në 34 javët e Bundesligës. Por kjo ishte pa dyshim një arritje e madhe pasi ai ashtu si dhe në sezonin e kaluar u shpall kryegolashënuesi i kampionatit gjerman duke lënë pas Timo Wernerin e Leipzig që shënoi 28 gola, pas tij qëndron Sancho i Dortmudit me 17 gola.

Në ndeshjen me Wolfsburgun Lewa shënoi sërish nga pika e bardhë e 11-metërshit duke i bërë një mbyllje dinjitoze Bundesligës. Me trofeun e golashënuesit më të mirë në dorë, plaku tha se ishte shumë i lumtur për këtë arritje. “Ishte një sezon i fortë dhe shumë i vështirë për ne. Por në fund të gjithë bashkë ia arritëm të fitonim”.

”Në tre muajt e parë hasëm disa probleme të cilat na lanë disi mbrapa në tabelën e klasifikimit. Por në fund ia dolëm. Me 34 golat e shënuar jam i lumtur që kam ndihmuar skuadrën të fitojë kampionatin. Por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse shokët e skuadrës nuk do të më kishin ndihmuar. Një falënderim shkon edhe për ata, ti fozët dhe familjen time e cila më ka qëndruar gjithmonë pranë”, tha Lewa. Por premtoi se nuk do të ndalej me kaq.

“Do të vazhdoj të jap gjithmonë maksimumin tim për këtë skuadër. Dua të shënoj sa më shumë gola edhe në finalen e Kupës dhe në Ligën e Kampionëve. Nuk do ta heqim këmbën nga gazi, për këtë të jeni të sigurt. Jam krenar që luaj për Bayern, një nga skuadrat më të mëdha në botë”, tha numri 9 i bavarezëve.

Kujtojmë se kjo është hera e pestë që polaku e fiton këtë çmim. Vetëm Gerd Muller ka bërë më mirë se ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë