Loading…

Leximi në kohë pandemie: 10 ndër librat më të shitur këto ditë vere

  • 28/06/2020 | 18:02

Leximi në kohë pandemie: 10 ndër librat më të shitur këto ditë vere

Ngjan se E-book apo libri elektronik gjithnjë e më tepër po zëvendëson atë print, por për fanatikët e librit në letër ju paraqesim 10 ndër librat më të lexuar të verës, nga një vëzhgim që Gazeta MAPO ka bërë në disa nga libraritë e Tiranës.


Kryesisht romanet limonatë, bestsellerat, por edhe librat me motive psikologjike kanë qenë më të lexuarit e momentit. Por një vend jo pak të rëndësishëm zënë klasikët, të cilët lexohen në çdo stinë. Ndërsa për sa i përket dilemës autorë shqiptarë apo të huaj ngjan se të dy preferohen, por nga titujt më të kërkuar, dukshëm dominojnë këta të fundit.

Duket se pandemia ka ndryshuar jo vetëm mënyrën tonë të jetesës, por dhe qasjen ndaj librit. “Murtaja” dhe “Dashuria në kohët e kolerës” ishin dy nga romanet më të kërkuara në karantinë. “Për të rriturit kryesisht romane të lehtë por edhe psikologjikët kanë qenë ndër më të shiturit. Në fakt gjatë pandemisë, duke qenë se ishin në shtëpi njerëzit vinin brenda orarit që ishte caktuar e blinin ndonjë libër. Ndërkohë që tani shitjet po bien, sa vjen e vështirësohet situata”, shprehet Kristi Prifti, një librare mjaft e këndshme në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Duke lexuar dhe me buzëqeshje na pret një tjetër librar, ai është Mariglen Çela dhe shprehet se “gjatë pandemisë shitjet ishin dyfish më të larta. Kur lëvizja ishte e kufizuar njerëzit ishin më të përkushtuar ndaj leximit”. Ndërsa situata paraqitet disi më ndryshe në këto momente. “Ka ndryshim destinacioni, librat po shiten më shumë në plazh”, thotë E.O., menaxheri i shitjeve i një shtëpie botuese, i cili u kontaktua nga MAPO. “Titujt e rinj ecin, si çdo gjë e re ka interes, ndërsa me kalimin e kohës interesi bie”, u shpreh një tjetër librar.

Ja disa ndër titujt e librave më të lexuar:

“Murtaja” Albert Camus
“Dashuria në kohët e kolerës” Gabriel Garcia Marquez
“Siddharta” Hermann Hesse
Virion Graçi “Dead End”
“Të bëhesh” Michelle Obama
“21 leksione për shekullin e 21” Yuval Noah Hatari
“Arti i brishtë i not giving a f*ck” Mark Manson
Martin Camaj “Romanet në një vëllim”
“Shkalla Magjike drejt suksesit” Napoleon Hill
“Alkimisti” Paulo Coelho

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë