Loading…

Lëxuesit e buzëve tregojnë çka biseduan Princi William dhe Harry në varrimin e gjyshit të tij

  • 20/04/2021 | 16:29

Lëxuesit e buzëve tregojnë çka biseduan Princi William dhe Harry në varrimin e gjyshit të tij

Princi Harry i tha Princit William se funerali i Dukës së Edinburgut ishte ‘siç do të donte ai’, kanë pohuar lexuesit e buzëve.


Vëllezërit e larguar folën me njëri-tjetrin ndërsa përcollën gjyshin e tyre, Dukën e Edinburgut për në banesën e fundit në Kështjellën Windsor të shtunën, pasi ata u shfaqën në publik së bashku për herë të parë në më shumë se një vit, shkruan DailyMail.

Duke folur për Express UK, lexuesit e buzëve pretenduan se Duka i Kembrixhit tha: “Po ishte shumë mirë, apo jo”, të cilës Harry iu përgjigj: “Ishte ashtu si donte”, në një shkëmbim bisede që u bë pas ceremonisë mortore.

Duka i Sussex-it fillimisht u pa duke folur me kunatën e tij, Kate Middleton kur ata u larguan nga kisha dhe filluan të ecnin, por ajo u duk se rrinte pezull, kështu që ai mund të fliste me Williamin për disa çaste pa qenw ajo prezente.

William dhe Harry u panë për herë të fundit në publik së bashku në një shërbim të Ditës së Komonuelthit në mars të vitit të kaluar, pas ndarjes së ashpër të Harryt dhe Meghanit nga Familja Mbretërore.

Marrëdhëniet u acaruan më tej nga intervista e çiftit me Oprah Winfreyn muajin e kaluar, në të cilën ata folën kundër mbretërve të moshuar ndërsa Philip, i cili vdiq të premten e kaluar në moshën 99 vjeçare, qëndronte aso kohe i shtrirë në spital.

Duka dhe Dukesha e Susse-it akuzuan Familjen Mbretërore për racizëm institucional dhe pretenduan se një anëtar i familjes, duke theksuar se s’ishte Mbretëresha ose Princi Philip vunë në dyshim se çfarë ngjyre do të kishte lëkura e djalit të tyre, Archie.

Është raportuar javën e kaluar se William kishte folur shkurtimisht me vëllain e tij në telefon përpara ceremonisë, megjithëse burimi tha se komunikimi kishte qenë “më shumë mesazhe se sa komunikim me zw”.

William dhe Harry ecën në rreshtin e tretë me kushëririn e tyre Peter Phillips nw mes tyre, prapa katër fëmijëve të Mbretëreshës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë