Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, BE-së i ka kërkuar liberalizmin e vizave ose shkarkim të qeverisë.
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se përveç që nuk u zyrtarizua liberalizimi i vizave për Kosovën, ende më keq është fakti që para syve të Brukselit po ngrihen mure.
Sipas tij BE’ja duhet të insistojë që Kosova ta ketë një qeveri të interesit qytetar, e jo vetëm sa për dialogun me Serbinë.
Reagimi i tij i plotë:
BE’së i kërkojmë, liberalizim për Kosovën ose shkarkim të qeverisë!
Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por jo edhe për Kosovën. Një tjetër lajm i keq për qytetarët e Kosovës.
Ende ma e keqe është edhe fakti se po këtyre ditëve, para syve të Brukselit, lejohen të ngrihen mure që veç sa e trashin ndarjen dhe izolimin e Kosovës.
Pse duhet që BE’ja për interesa krejt irrelevant, të një kastë qeveritarësh të korruptuar e të mbërthyer vetëm rreth pushtetit të vet, të vazhdojnë getoizimin e qytetarëve tanë.
BE’ja duhet të insistojë që Kosova ta ketë një qeveri të interesit qytetarë e jo vetëm sa për dialogun me Serbinë.
Morën rreth 50 milion banorë liri të lëvizjes, e nuk po arrini që t’ua pranoni 1,8 milionë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë.
Deri kur kështu?