Loading…

Liberalizim të vizave as gjatë vitit 2017

  • 07/12/2016 | 21:54

Liberalizim të vizave as gjatë vitit 2017

Liberalizim të vizave, nuk do të ketë sigurt as edhe vitin tjetër, deri sa për vitin 2018, mbetet një pikëpyetje e madhe. Kështu ka thënë deputeti i pavarur, Ilir Deda.

Ilir Deda

“Jo, s’ka për 2017-ën liberalizim. Këtë ta garantoj unë, që nuk do të ketë në vitin 2017 liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. E, për 2018-ën, mbetet një pikëpyetje e madhe”, ka thënë Deda në InfoBox të RTV Dukagjini.

Deda gjithashtu tha se kontestimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është për dy mijë hektarë, dhe jo për tetë mijë hektarë, sa opozita ka paralajmëruar prej më shumë se një viti.

Deda nuk dha detaje të tjera lidhur me këtë.

Për të gjitha këto, fajet Deda ja hedh institucioneve të Kosovës, duke shtuar se pikërisht janë ata që e humbën mundësinë e investimeve 400 milionëshe.

Duke folur për reformën zgjedhore, ai tha se aktualisht sistemi zgjedhor është më i mirë tani, se që po duhet ta bëjnë partitë më të mëdha. Madje, ai e ndërlidhë këtë si një veprim, që rrjedh nga frika nga Gjykata Speciale.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë