Loading…

Liberalizimi i vizave është bllokuar, t’i japim fund stagnimit

  • 08/05/2017 | 15:45

Liberalizimi i vizave është bllokuar, t’i japim fund stagnimit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të qartë se ai dhe partia që drejton së shpejti do të marrë vendime në shërbim të qytetarëve të vendit dhe për të zhbllokuar izolimin e deritashëm nga mungesa e vendimmarrjes.

“Është evidente mungesa e vendim-marrjes. Liberalizimi i vizave është bllokuar, ndërsa punësimi vazhdon të jetë problemi kryesor në vend. Sot, vazhdojmë të jemi shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Kosova është në prag të 18 vjetorit të çlirimit, dhe ende pa i mbushur 10 vjet pavarësi, është në rrugë të drejtë, por ende larg asaj që meriton dhe ka mundësi. Nuk mund të arsyetohemi më tutje se jemi ende të rinj si shtet. Ka kaluar koha e frazave dhe deklaratave që tingëllojnë bukur. Është koha për punë konkrete”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook, përcjell gazetametro.net

Lideri i PDK-së ka thënë se politika nuk duhet të jetë e shurdhër ndaj kërkesave të qytetarëve.

“Gjithë çfarë po dëgjojmë nga qytetarët është lëvizja para, me përmirësimin e jetës së tyre. Ka ankesa, ka pakënaqësi. Ne nuk guxojmë të jemi të shurdhër ndaj tyre. Do të ishte gabim. Duhet t’i japim fund stagnimit, e po ashtu edhe izolimit. Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës, si kryetar i partisë më të madhe në vend, se Kosova do të ketë një të ardhme të mirë, se vendimet do të merren vetëm për qytetarët dhe për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së tyre”, ka shkruar ai, përcjell gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë