Loading…

Liberalizimi i vizave në mëshirë të peticioneve: Austriakja nis një peticion online

  • 10/08/2022 | 19:57

Liberalizimi i vizave në mëshirë të peticioneve: Austriakja nis një peticion online

Anëtarja e rrjetit të këshilltarëve rajonal të BE-së, Kati Schneeberger, ka nisur një peticion për liberalizim të vizave për Kosovën.


Për emisionin Info Magazinë në Klan Kosova ajo tregoi se ideja për këtë i erdhi pasi e kishte vizituar Kosovën dhe se si nga shoqëria civile pothuajse të gjithë e kishin pyetur se kur do të ndodhte liberalizimi.

Deri sot janë grumbulluar mbi 16 mijë nënshkrime, dhe sipas Schneeberger kjo shifër do te rritet ditëve te ardhme.

“Një iniciativë si kjo që të çojë peshë te zyrtarët e Bashkimit Europian, duhen rreth një milion nënshkrime. Peticioni online është Change.org – Visa liberalisation for the Republic of Kosovo”.

“Ka mbetur vetëm Franca që po e bllokon këtë proces dhe kjo nuk është në frymën demokratike evropiane. Nuk i di arsyet pre Franca është kaq skeptike për këtë gjë, vetëm presidenti Macron i di arsyet, përkundër që Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe këtë e dëshmoi edhe rekomandimi e Komisionit Evropian që u përkrah edhe nga Parlamenti Europian që t’u hiqen vizat kosovarëve. Dhe është e papranueshme që ka mbetur vetëm një shtet që po e përdorë veton për të bllokuar gjithçka. Unë i bëj thirrje Francës që të vendosë ndryshe dhe t’i liberalizohen vizat Kosovës tani”.

Austriakja shtoi se nuk është në frymën evropiane për ta bllokuar një popull të tërë me rreth dy milionë banorë dhe se shpreson që vendimi do të merret në vjeshtë, atëherë kur do të mbahet samiti i Bashkimit Evropian.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion për këtë gjë”, përfundoi Kati Schneeberger.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë