Loading…

Liberté, égalité për ata që zgjedh Macron: Të pavaksinuarit janë budallenj ‘s’janë shtetas’, do t’i tmerroj

  • 05/01/2022 | 12:38

Liberté, égalité për ata që zgjedh Macron: Të pavaksinuarit janë budallenj ‘s’janë shtetas’, do t’i tmerroj

Presidenti i Francës, Emannuel Macron, i njohur për shpërthimet e tij të arrogancës ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të ketë respekt për francezët e pa vaksinuar me Covid-19. Kjo deklaratë tronditi shoqërinë franceze por nuk kaloi pa cinizëm nga publiku që e vlerësojnë si tjetër marifet elektoral i tij keqpërdorues i lodhjes së francezëve me kufizimet e pandemisë, transmeton Gazeta Metro.


Macron nxiti një stuhi pasi tha se strategjia e qeverisë së tij për vaksinim është “t’i acaroj’ njerëzit që nuk e kanë pranuar të marrin vaksinën anti Covid-19 duke ju a bërë përditshmërinë e tyre sa më të vështirë.

“Unë nuk e kam qëllim të zemëroj popullin francez” i ka thënë Macron gazetës Le Parisien të martën. “Por sa i përket të pavaksinuarve, ata me të vërtetë dua t’i zemëroj. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, deri në fund. Kjo është strategjia”.

Macron e lëshoi këtë koment derisa në parlamentin francez po debatohet legjislacioni i cili nëse miratohet do të lejoj vetëm të vaksinuarit e plotë do të jenë të kualifikuar për pasaportën shëndetësore nga muaji i ardhshëm.

“Në demokraci, armiku më i keq është rrena dhe budallallëku” tha Macron.”Ne do të shtojmë presionin ndaj të pavaksinuarve duke i kufizuar aq sa mundemi, qasjen e tyre në veprimtaritë në jetën shoqërore.”

Macron shtoi se një deklaratë me mungesë të qartë të logjikës që sipas tij arsyeton këto qëndrime tendencioze me të cilën arsyeton këtë gjueti shtrigash.

“Kur liria ime kërcënon atë të tjetrit, atëherë jam një i papërgjegjshëm. Një i papërgjegjshëm i tillë nuk është shtetas”.

Kundërshtarët e tij politik kanë akuzuar presidentin i cili që nga fillimi i karrierës është përballur me akuza për arrogancë, mungesë takti dhe mungesë mirëkuptimi për disa pjesë të popullatës franceze.

Nga krahu i majtë ishte reagimi më i ashpër Jean-Luc Mélenchon që e vlerësoi gjuhën e Macron si të “tmerrshme” duke shtuar se “është bërë e qartë se pasaporta e vaksinës është një ndëshkim kolektiv ndaj lirive individuale”.

Analistët francezë thanë se gjuha ishte e pagdhendur dhe mund edhe të nxisë reagim të mundshëm ekstrem e të dhunshëm nga ‘anti-vaxx’, komentet e presidentit kishin në dukje një reflektim dhe kalkulim të planifikuar politik elektoral.

Anketat kanë treguar se shumica e votuesve francezë janë çdo ditë e më shumë të irrituar me pandeminë dhe e mbështesin pasaportën e vaksinimit si një mjet efektiv të dhënies fund së saj.

Ka debat se kush është ‘anti-vaxxer’ realisht. Pasi të gjithë po përfshihen në këtë ‘anti’ grupin edhe ata që kanë mëdyshje në legalitetin e detyrimit të vaksinimit e janë të vaksinuar vullnetarisht.

Telashe të mëdha ka edhe në SHBA dhe Britani me këtë çështje që nuk ka mbështetje në popullatën e gjerë. Janë vaksinuar shumica por kundërshtohet autoriteti i obligimit të vaksinimit dhe legaliteti i tij. Në SHBA ka padi të ngritur ndaj qeverisë federale amerikane që e bëri të detyruar vaksinimin edhe në kompani private me një numër të caktuar punëtorësh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë