Loading…

Librat e blera në vlerë rreth 300 mijë euro do të ndahen për nxënës të komunave të ndryshme

  • 20/09/2019 | 23:27

Librat e blera në vlerë rreth 300 mijë euro do të ndahen për nxënës të komunave të ndryshme

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur tender në vlerë prej 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministrit me lektyra shkollore.


Bazuar në një raport të shkurtër mbi tenderin e librave për nivelin komunal, të gjithë nxënësit fitues në Garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Dituri, do të pajisen me nga një set librash në vlerë prej 50 eurosh.

“Po ashtu, të gjithë nxënësit fitues të nivelit shkollor të Diturisë klasa e I-rë dhe e II-të do të pajisen me nga një set librash pasi që gara për ta mbaron në këtë nivel për shkak të natyrës së garës e cila e ka ruajtur karakterin thelbësor të lojës në formësimin e saj”, thuhet në këtë raport.

Ndryshe, nga kjo garë e përgjithshme në nivelin shkollor, komunal dhe republikan të Garës Nacionale në Dituri si dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik prej 316 mijë nxënës sa ka gjithsej në Republika e Kosovës në nivelin fillor të mesëm të ulët dhe në nivelin e mesëm të lartë, janë shpallur 44 mijë e 723 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.
Në nivelin shkollor janë gjithsej 40 mijë e 624 fitues.

Të gjithë do të pajisen me certifikata nga qeveria e të cilat janë në përfundim të shtypjes.Po ashtu, Në po këtë garë, 215 nxënës fitues do të marrin pjesë në kampe kreative, shuma e së cilës është 64 mijë e 500 euro.

Ndërkaq, për Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, 154 nxënës kanë fituar bursa vlera e përgjithshme e së cilës është 32 mijë e 260 euro.

Ndërkaq, janë 193 nxënës fitues të kampeve kreative që ka vlerën 57 mijë e 900 euro.

“Të gjithë fituesit e garave të nivelit komunal do t’i marrin shpërblimet dhe çmimet nëpër shtatë rajonet e Kosovës, me atë rast do t’i marrin edhe certifikatat e vendeve të para që kanë zënë të gjithë nxënësit fitues. Në nivelin republikan të Garës Nacionale në Dituri ka pasur 131 fitues të bursave, vlera totale e së cilës do të ndahet është 35 mijë e 980 euro”, thuhet në raport.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë