Loading…

Librat e preferuar të shkrimtarëve të njohur

  • 10/02/2020 | 22:43

Librat e preferuar të shkrimtarëve të njohur

Çelësi për të qënë një shkrimtar i mirë është të lexosh vazhdimisht. Ai të frymëzon, të nxit imagjinatën dhe të ndihmon të shkruash, shkruan Gazeta Metro.

Por cilat janë disa nga librat e preferuar të shkrimtarëve më të famshëm të letërsisë botërore?

1. Ernest Hemingway, përfaqësuesi kryesor i letërisë së Brezit të humbur, ka thënë se miku më besnik është një libër dhe ndër miqtë e tillë të tij, ai vlerësonte “Ana Kareninën”, “Zonjën Bovari”, “Lufta dhe Paqja”, “Vëllezërit Karamazov” etj. Ishin këto disa nga librat qëe frymëzuan Hemingway-n për të shkuar kryeveprat e tij.

2. Autori i “Lolita”-s, Vladimir Nobokov, në një intervistë për një televizion francez, në vitin 1950, përmendi disa nga titujt që sipas tij konsideroheshin kryevepra – “Uliksi” nga James Joyce, “Metamorfoza” e Kafkës, si dhe “Në kërkim të kohës së humbur” nga Marcel Proust.

3. Një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XX, Henri Miller, autor i librave si “Tropiku i kancerit”,“Netë të qeta në Klishi” etj., shkroi një libër të tërë kushtuar librave i titulluar “Librat në jetën time” (The Books in my life). Në këtëlibër, ndër të tjera, ai paraqiste një liste me 100 tituj të cilat i sugjeronte – “Aventurat e Hakerbell Finit”, “Të mjerët”, “Maja tëstuhishme” etj.

4. Ndoshta nuk është çudi që autori i “Loja e froneve”, George R.R. Martin është shprehur se “Kryezoti i unazave” nga J.R.R Tolkien, të cilin e lexonte në gjimnaz, është akoma një libër që ai e admiron.

5. Stephen King, referuar librave që duhet të lexojnë shkrimtarët e rinj ka thënë se “Nëse nuk ke kohë të lexosh, nuk do të kesh kohë as për të shkruar. Kaq e thjeshtë!”. Autori i romaneve “Rrezatimi” dhe “Celulari” rekomandon për lexuesit dhe shkrimtarët e rinj, libra si“Oliver Twist” nga Charles Dickens, “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Harper Lee, “Harry Poter” nga J.K. Rowling, “Perëndia e mizave” nga William Golding etj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë