Loading…

“Librat e tetorit”, lista e risive në botën e librit për këtë muaj

  • 15/10/2020 | 23:13

“Librat e tetorit”, lista e risive në botën e librit për këtë muaj

Muaji tetor deri më tani është karakterizuar me botime të shumta librash, nga autorë të profileve të ndryshme. Lexuesit do të mund të gjejnë në këta libra dhimbjen që ka përjetuar autori/ja, rrugëtimin e tij/saj nëpër jetë, personazhe që janë në kërkim të një kujtese që nuk u përket, apo nëse parapëlqejnë të lexojnë leksikon enciklopedik, kanë një të tillë që përfshin 352 akademikë.


Lista e librave të promovuar këtë tetor përfshin shtatë të tillë:

“Biri” i Flutura Açkës 

Në promovimin e librit të saj në Prishtinë ajo shpalosi disa nga detajet që përkojnë këtë libër: Historinë që e jetuan se bashku me të birin, dashurinë e tij të madhe për Prishtinën, artin e artistët e këtij qyteti. Por, mbi të gjitha ajo rrëfeu edhe për dashurinë që i biri i saj mbante në vete për nënën e tij.

“Rrugëtime” nga Anisa Ismajli

“E dua këtë titull, sepse kam pritë një kohë edhe unë si Anisë, por edhe tregimet e mija që bashkë të rrugëtojmë nëpër jetë. Temat që trajtohen janë të ndryshme, thjesht aty ka dashni, ka kërkim, ka mllef e ka imagjinatë e cila e dërgon larg e më larg”, ka thënë autorja.

“Me ekzistu është vet kuptimi” nga Sibel Halimi

“Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro – amerikane”

“Leksikoni është vepër e parë që përfshin 352 akademik. Specifikë e veçantë është se përmban leksikone vlerësuese. Mendoj se këtë punim është bërë një sistemim i plotë. Lexuesi dhe studiuesi do të lexojë dhe studioj këtë libër”, ka thënë Jahja Lluka

“Kosova fatkeqe” nga Milazim Krasniqi

“Fatkeqësia e parë e Kosovës është se në themelet e saja është miti serb për Kosovën i cili gjeneron politikat shtetërore dhe religjioze serbe, fatkeqësia e dytë e Kosovës është elita politike të cilët janë të papërgjegjshëm dhe të paaftë për të ndërtuar një shtet të jetueshëm dhe me vlera demokratike. Kurse fatkeqësia e tretë janë faktorët ndërkombëtar që me politikat e tyre jo korrekte shpesh herë kanë mbajtur anën e Serbisë, sikur në rastin e Gjykatës Speciale”, ka thënë autori për motivin që e shtyu ta shkruante librin.

“Mos harro të më kujtosh” nga Liridon Mulaj

“Kur nisa ta shkruaj isha i paqartë në atë çfarë doja të përcillja. Kisha në mëndje subjektin, personazhet si dhe rrjedhën e rrëfimit por jo një meszh unifikues të veprës. Dhe në shkrim e sipër teksa lexoja kapitujt kuptova se ky personazh (Tadori) ishte një qënie e vuajtur, e frustruar, e pa fat që nga jeta dhe njerëzit përreth nuk vihej re. Pra një njeri prej mishi e gjaku që nuk ishte asgjë më shumë se një statistikë në gjëndjen civile dhe kaq. Aty më lindi ideja që t’i jepja një kah të veçantë rrjedhës dhe ta ktheja personazhin në një kërkimtar të një kujtese së cilës nuk i përkiste. Një përpjekje e tija për të rigjetur veten në mes kaosit dhe pafuqisë për të qënë zot i fatit të tij. Dhe mendo, harresa si fenomen njerëzor në atë individual e drejt zgjerimit universal, historikisht ka sjellë fatkeqësi.”

“Kosova 2020” nga Esat Dujaka

Autori kohë më parë ka deklaruar se “ky është një libërth që nuk ka pretendime më shumë se të jetë një kronikë e shkurtër për disa ngjarje pak më të theksuara nëpër të cilat ka kaluar ky vend, pra Kosova në 9 muajt e parë të këtij viti.”

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë