Loading…

Librat skandaloze ku mësojnë nxënësit e Kosovës: Vajzat s’duhet ta zbulojnë belin, ftohen e shkaktohet steriliteti

  • 14/10/2019 | 20:48

Librat skandaloze ku mësojnë nxënësit e Kosovës: Vajzat s’duhet ta zbulojnë belin, ftohen e shkaktohet steriliteti

Skandaloze mund të quhet literatura në të cilën mësojnë fëmijët e Kosovës, ku në një libër madje thuhet se vajzat nuk bën të zbulojnë belin e të vishen shkurtë, sepse u dëmtohen veshkat dhe vezoret dhe mbesin pa fëmijë, shkruan transmeton Gazeta Metro.


“Minigarderoba, zbulimi i belit, dëmton veshkat dhe vezoret dhe mund të shkaktojë sterilitet”, e “Kuriozitet: Ekzistojnë njerëz të verbër që janë të aftë të pikturojnë, të bëjnë skulptura”, janë vetëm disa nga paragrafët që janë të shkruar në librin “Njeriu dhe Natyra, për klasën e 5-të.

Nxënësit në lëndën “ Njeriu dhe Natyra”, përdorin një libër që për ta përmban terme të papërshtatshme, raporton KTV.

Ky libër është shkruar nga Agim Gashi, Fetah Halili, Ismet Bajraktari e Hamdi Ajazaj dhe ka vite që përdoret për nxënësit.

E i papërshtatshëm, ky libër po konsiderohet edhe nga mësimdhënësit, të cilët edhe ligjërojnë këtë lëndë.

Edita Qosa, mësimdhënëse në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë tregon edhe për një problem tjetër, që, sipas saj, po u sjell shumë telashe.

E këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Bytyçi, përmes telefonit, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare për këtë libër dhe se libri i ri është duke u përpiluar.

Sipas Bytyçit, Ministria ka ndërhyrë, duke përmirësuar njësitë mësimore për të cilat ka pasur ankesa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë