Loading…

Libri i Blendi Fevziut, më i shituri në Panair

  • 14/11/2016 | 10:03

Libri i Blendi Fevziut, më i shituri në Panair

“Pushteti” i Blendi Fevziut kryeson renditjen e titujve më të shitur në Panairin e Librit 2016, i pasuar nga “Kryeministri” i Ben Blushit. Të dhënat nuk janë ende zyrtare, por Shtëpia Botuese që është e njëjta për të dy librat thotë se shitjet kanë kaluar 3500 kopje për titull.

Romanet mbeten gjinia e preferuar, ndërsa klasikët nuk dalin kurrë nga moda. “Mikesha gjeniale” e Elena Ferrante me rreth 1800 kopje të shitura dhe pseudoromani i Edmond Tupes ‘Po shkoj të kap Enisin’, me rreth 1200 kopje vijojnë listën, raporton ora news.

Shtëpitë Botuese kanë nisur të bëjnë bilancet, ndërsa paraprakisht shumica shprehen të kënaqura me shitjet. Rreth 80 mijë persona përllogaritet të kenë vizituar Panairin e Librit gjatë pesë ditëve. Nga fëmijët tek të moshuarit, të shumtë ishin edhe ditën e fundit. Nuk munguan as vizitorët VIP. Shefi diplomacisë Ditmir Bushati qëndroi në stendat e librit me Ministren e Kulturës Kumbaro nën veshje zyrtare, ndërsa Ministri Saimir Tahiri sportiv. E konsideruar si festa e Librit, panairi u shoqërua me një seri aktivitetesh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë