Loading…

Libri i Blerim Canajt në fokus të Frankfurter Allgemeine Zeitung – FAZ

  • 16/11/2023 | 14:00

Libri i Blerim Canajt në fokus të Frankfurter Allgemeine Zeitung – FAZ

Libri i ish-diplomatit kosovar Blerim Canaj, ‘Kthesa politike. Universiteti i Prishtinës si pikë e nxehtë e konflikteve etnonacionale 1989-1999’ ka marrë vëmendjen e gazetës së famshme gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).


Libri i Blerim Canajt në fokus të Frankfurter Allgemeine Zeitung – FAZ.

Universiteti i pavarësisë, një studim tregon se si Universiteti i Prishtinës ka luajtur rol vendimtar në formimin e një identiteti të veçantë kosovar, se si nga një shtet në hije u bë një shtet.

Konflikti për Kosovën qëndroj në fillim dhe në fund të luftërave jugosllave. Kur presidenti i Serbisë Sllobodan Millosheviq anuloi autonominë e provincës së atëhershme, u shkatërrua balanca e brendshme e Jugosllavisë e ndërtuar me kujdes dhe kështu i forcoi tendencat ekzistuese kroate dhe sllovene për ndarje. Dhjetë vite më vonë sulmi i NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi solli tërheqjen e shtetit serb nga Kosova e cila pastaj në vitin 2008 shpalli pavarësinë e saj.

Blerim Canaj, në studimin e tij hulumton rolin e Universitetit të Prishtinës të themeluar në vitin 1970 në këtë proces. “Që nga themelimi i tij e veçanërisht që nga vitet 1980ta dhe 1990ta universiteti atakohej nga mediat dhe politika serbe si qendër e nacionalizmit shqiptar”, konstaton autori në hyrje të librit. Në fakt Universiteti në kryeqytetin kosovar ishte bërë një “mjet i luftës paqësore të popullit shqiptar por edhe një fushëbetejë e luftërave dhe ambicieve politike” shpjegon ai më tutje dhe citon historianin e Europës Juglindore Oliver Jens Schmitt i cili themelimin e universitetin dygjuhësor e përshkruante si “projekt emancipues të shqiptarëve” në të cilin fare pak bëhej shkencë.

Në rrethet nacionaliste serbe, themelimi i Universitetit për pakicën më të madhe të Serbisë (e cila në Kosovë ishte shumica e qartë) që në fillim shihej si një rrezik për kontrollin e Beogradit mbi Kosovën. “Shqiptarëve iu morën armët e iu dhanë topat” – thuhej në një vlerësim serb. Kalkulimi i atëhershëm serb ishte që përmes një personeli mësimdhënës të arsimuar në Beograd të krijohet një “elitë shqiptare komuniste projugosllave” në Kosovë, vlerëson autori. Lëndët “Bazat e Marksizmit Socialist” dhe “ Mbrojtja Popullore” ishin obligative në planprogramet e universitetit. Që një shumicë e studentëve kuptimin dhe qëllimin e Mbrojtjes Popullore kundër invazorëve të huaj më vonë do e interpretonin më ndryshe se sa që e kishte synuar Serbia, i takon radhës së ligjëratës “Ironi e Historisë” e cila nuk ishte obligative në Prishtinë.

Tekste mësimore shqipe dhe 200 mësimdhënës nga diktatura e Enver Hoxhës

Roli i Universitetit në forcimin e identitetit  ndërlidhej edhe me një ngjarje e cila kur ishte themeluar kjo Shkollë e Lartë tanimë ishte tejkaluar: Pas marshimit të Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki në vitin 1968, Shqipëria u largua nga Pakti i Varshavës, për ç ‘shkak u përmirësuan marrëdhëniet në mes të Tiranës dhe Beogradit. Në vazhdën e një marrëveshjeje me Shqipërinë, Universiteti i Prishtinës mund të fuste libra mësimor dhe 200 mësimdhënës nga diktatura e Enver Hoxhës. E kur në vitet e 80ta marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare u përkeqësuan sërish, mësimdhënësit e dërguar nga Shqipëria u zëvendësuan me gjeneratën e parë të profesorëve nga kosova. Kështu mbeti tek shumica e studentëve shqipfolës.

Bota e jashtme për herë të parë u interesua për universitetin për shkak të trazirave që filluan nga Universiteti në vitin 1981. Shkaku i paraqitur në dukje ishte një protestë e 2000 nga 36000 studentët kundër ushqimit të dobët të menzës. “Protesta u përhap shumë shpejt. Studentëve shqiptar, të cilët gëzonin një prestigj të lartë dhe brenda popullatës shqiptare vlenin si elitë intelektuale iu bashkuan dhjetëra mijëra shqiptarë në tërë Kosovën të cilët pastaj zyrtarisht demonstruan për ngritjen politike të Kosovës dhe kundër gjendjes së keqe sociale (…), shkruan Canaj dhe paraqet edhe elementin irredentist të protestave: “Nuk mungonin parullat të cilat kërkonin një bashkim me Shqipërinë dhe thërrisnin emrin e shefit të shtetit shqiptar Enver Hoxha”. Kërkesat për bashkimin e Kosovës e cila në fakt ishte provinca më e pazhvilluar e Jugosllavisë por megjithatë me një standard jetësorë më të lartë se sa me vendin evropian, të tretë më të varfërin në botë, qartëson shkallën e lartë të pakënaqësisë së atëhershme në shumicës së popullatës.

Në vitin  1981, Serbia edhe më tutje qëndronte në këmbë të forta. Por Universiteti i Prishtinës që herët ishte bërë faktor i pakthyeshëm i formimit të vullnetit politik në Kosovë. Për shembull, studentët përkrahën protestat e minatorëve dhe protestat tjera sociale. Në demonstratat kundër heqjes së autonomisë në fund të vitit 1988 morën pjesë qindra mijëra protestues e studentëria e Prishtinës luante një rol qendror në mobilizim.

Në vitet e tetëdhjeta nacionalizmi në Serbi fitoj rëndësi edhe si eho e ngjarjeve në Kosovë deri sa ai erdhi në fuqi në figurën e Millosheviqit. Millosheviqi tentoj që përmes serbizimit të të gjitha vendeve kyqe të kthente fuqinë në Kosovë.  “Qeveria serbe serbizoj tërë jetën institucionale në Kosovë e edhe Universitetin e Prishtinës duke shkarkuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe studentët shqiptarë dhe  me ndihmën e dhunës shtetërore duke i përzënë nga ndërtesat”, shkruan Canaj. Që tutje vlenin planprogramet serbe. Librat mësimor shqip u ndaluan, gjuha e mësimdhënjes ishte vetëm serbisht. Si reaksion elita shqiptare formoj institucionet paralele nga të cilat ata ishin përzënë. U krijua “Shteti në Hije” të cilin bota e jashtme e ndërlidhte para së gjithash me politikanin dhe shkrimtarin Ibrahim Rugova. Një “Parlament” shqiptar në hije i cili u takua nën qiellin e hapur shpalli pavarësinë nga Serbia por jo nga Jugosllavia, “Universiteti në Hije” furnizonte armatim shpirtëror për emancipim politik në raport me Serbinë. Gjith këtë Canaj e dokumenton thellësisht, për çka libri i tij është edhe një histori kosovare nga vitet e 70ta deri në intervenimin e NATOs 1999. Zhvillimi i Universitetit të Prishtinës është i ndërlidhur ngushtë me të.

Nga Michael Martens.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë